
Piloti britanik Lewis Hamilton fitoi në garën Sprint të GP kineze, raundi i dytë i kampionatit botëror F1, në qarkun e Shangait.
Për Hamilton ky është triumfi i parë me Ferrarin.
Pas tij ishte McLaren i Oscar Piastrit, i dyti, dhe kampioni në fuqi i botës Max Verstappen me Red Bull, i treti.
Më pas renditen Mercedes i George Russell, i ndjekur nga makina tjetër e kuqe e Charles Leclerc.
Vendi i gjashtë për Yuki Tsunoda me Racing Bulls dhe vendi i 7 për italianin Andrea Kimi Antonelli, në Mercedes. Dhjetëshen e parë e mbyllën Lando Norris me McLaren, Lance Stroll dhe Fernando Alonso në vendin e dhjetë me dy Aston Martin.
"Unë u ndjeva shumë mirë sot në pistë. Të kalosh vijën e finishit fillimisht ishte vërtet e veçantë. Gara e fundit në Melburn ishte e dhimbshme, por ne e dinim se makina kishte potencial. Këtë fundjavë bëra disa ndryshime dhe makina erdhi në jetë", tha Lewis Hamilton pas fitores së tij në Garën Sprint të Çmimit të Madh të Kinës, raundi i dytë i Kampionatit Botëror F1.
Në vijim ai shtoi se "ky ishte simulimi im i parë i vërtetë i garës, duke ngarë shumë xhiro radhazi në këtë makinë, dhe shkoi shumë mire”.
“Mendoj se shumë njerëz e nënvlerësuan në Melburn se sa e vështirë është të përshtatesh me një makinë të re. Fillova mirë dhe isha në gjendje t'i menaxhoja gomat mirë kur të ndieja presionin dhe të mbajmë presionin për të fituar”, tha ai.
Lini një Përgjigje