TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2025, 16:52

“Do flas tani”, çfarë premtimi u bëri Berat Gjimshiti tifozëve pas përfundimit të ndeshjes Angli-Shqipëri (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Do flas tani”, çfarë premtimi u bëri Berat

Fundi i ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë u mbyll me ekipin kuqezi që shkoi poshtë tribunës ku ishin rreshtuar mbështetësit më të zjarrtë të tyre. Në atë tribunë ishin vendosur tifo-grupet që mbështesin zakonisht Shqipërinë prej vitesh, të cilat nuk e kanë reshtur përkrahjen as gjatë ndeshjes me britanikët, por edhe protestën ndaj faktit që FSHF nuk do u rezervojë më bileta.

Këtë pakënaqësi, ata e kanë shprehur publikisht edhe me kapitenin Berat Gjimshiti pas humbjes me Anglinë. Ndërsa ekipi rrinte në fushë, Gjimshiti u afrua poshtë tribunës duke komunikuar me tifozët.

Këta të fundit i shprehën shqetësimin e tyre dhe Gjimshiti u premtoi atyre që do të diskutonte këtë situatë me drejtuesit e FSHF. “Do flas tani!”, tha kapiteni i Kombëtares, para se të duartrokiste tifozët duke i falënderuar për mbështetjen në “Uembli” e të largohej me pjesën tjetër të ekipit.

 

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares shqiptare tifozët kuqezi

Lini një Përgjigje