TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2025, 19:12

Zhvilloi performancë zhgënjyese kundër Shqipërisë, tifozët anglezë i kërkojnë Tuhel të mos e grumbullojë më me kombëtaren

Shkruar nga Pamfleti

Zhvilloi performancë zhgënjyese kundër Shqipërisë,

Anglia i nisi me këmbë të mbarë kualifikueset për Kupën e Botës 2026. “Tre Luanët” e drejtuar nga Tomas Tuhel fituan mbrëmë 2-0 ndaj Shqipërisë. Pavarësisht fitores, tifozë të shumtë të Anglisë janë të “inatosur” me njërin prej yjeve të tyre, perfomanca e të cilit ishte shumë zhgënjyese.

Bëhet fjalë për Fil Foden, i cili e nisi si titullar në treshen sulmuese bashkë me Kejn dhe Rashford, por ylli i Mançester Sitit u bllokua në mënyrë përfekte gjatë gjithë minutave që luajti nga mbrojtësi kuqezi, Naser Aliji.

Në fund të ndeshjes, në rrjetet sociale pati një zemërim të madh nga tifozët anglezë për Foden, madje disa prej tyre kërkonin që ai të mos ftohet më nga Tuhel.

Në fakt, ndryshe nga perfomancat që jemi mësuar të shohim te Mançester Siti, kur vjen puna tek Anglia, Fil Foden paraqitet shumë dobët dhe jo më kot kritikat dhe pakënaqësitë ndaj tij janë shumë të mëdha.

fil foden futbollisti anglez

Lini një Përgjigje