
Italia shënoi fitoren e dytë në Grupin I kualifikues për Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Estoninë 5-0 në një ndeshje të zhvilluar në Bergamo. Trajneri i ri i të kaltërve, Xhenaro Gatuzo, siguroi tri pikë të plota në debutimin e tij në stolin e të kaltërve.
Pas një pjese të parë të mbushur me raste, ku Retegi goditi traversën, Italia shpërtheu në minutën e 58. Moize Kin shënoi me kokë pas një pasimi të mirë të Retegit, duke ulur tensionin. Pak më vonë, vetë Kin goditi shtyllën, por Retegi gjeti dy gola të tjerë, ndërsa Raspadori rriti epërsinë duke vendosur një diferencë të rëndësishme për golaverazhin final. Në kohën shtesë, Bastoni vulosi fitoren me një goditje të bukur me kokë.
Ky rezultat ishte një fillim premtues për ekipin italian nën drejtimin e Gatuzos, duke i dhënë atij tri pikë të arta për rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026. Me gjashtë pikë pas tre raundesh, Italia mban vendin e tretë në Grupin I, tre më pak se Izraeli dhe gjashtë më pak se Norvegjia që kanë nga një ndeshje më shumë.
Fitore me goleadë arriti edhe Greqia, e cila mposhti me rezultatin 5-1 Bjellorusinë. Franca dhe Çekia triumfuan me 2 gola në transfertë, ndërkohë që Kroacia arriti fitore minimale ndaj Ishujve Faroe.
Lini një Përgjigje