TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2025, 20:32

Broja dhe Daku vlejnë 20 mln euro së bashku, dyshja e sulmit shqiptar e “fikur” në miqësoren ndaj Gjibraltarit

Shkruar nga Pamfleti

Broja dhe Daku vlejnë 20 mln euro së bashku, dyshja e sulmit shqiptar

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi së fundmi miqësoren me Gjibraltarin e fituar 1-0 me golin e Jasir Asanit nga penalltia në minutën e 69 të takimit. Ajo çka shkaktoi çudi përkoi me inkuadrimin nga minuta e parë së bashku e Mirlind Dakut dhe Armando Brojës.

Të dy ishin prezentë për 45 minuta secili, 90 minuta në total, por nuk ishin në gjendje të godisnin në asnjë rast portën mike. Kjo e dhënë shqetëson.

Edhe pse Daku po kalon një moment të mirë te Rubin Kazan, ai nuk po mundet ta demonstrojë diçka të tillë edhe nën urdhrat e Silvinjos. Sulmuesi shqiptar që bën pjesë te Bërnli (Broja) po ashtu tregoi nivel të ulët ndaj një rivali modest. Vlera në treg e Dakut (8 milionë euro) dhe Brojës (12 milionë euro) shkon në 20 milionë euro.  

armando broja mirlind daku sulmuesit e kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje