TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2025, 18:39

Mediat turke e bëjnë fakt të kryer: Ernest Muçi largohet nga Beshiktashi, sulmuesi kuqezi arrin marrëveshjen me ekipin tjetër turk

Shkruar nga Pamfleti

Mediat turke e bëjnë fakt të kryer: Ernest Muçi largohet

Mediat në Turqi duket se e kanë bërë fakt të kryer të ardhmen e Ernest Muçit.

Siç raporton “Hurriyet”, Beshiktashi ka arritur një marrëveshje për huazimin e yllit shqiptar te Trabzonspori për një vit.

Muçi dhe klubi i Trabzonsporit aktualisht po diskutojnë detajet e kontratës për të finalizuar huazimin dhe për të siguruar që gjithçka të jetë e gatshme para nisjes së kampionatit.

24-vjeçari kuqezi ishte pjesë e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, por për shkak të një dëmtimi, tekniku Silvinjo zgjodhi që ta zëvendësonte me Kristian Shpendin.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje