
“Topi i Artë” nuk mund të parashikohet me saktësi këtë vit, por probabilitetin më të mirë për ta fituar e ka Osman Dembele.
Francezi ishte vendimtar në suksesin historik të PSG-së në Champions League, teksa numëron 51 gola dhe asiste në 53 ndeshje. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i Ligës 1, Futbollisti i Vitit në Ligën 1 dhe më i miri në Champions League.
Pas tij kuotohet Lamin Jamal, i cili ndihmoi Barcelonën të fitonte tripletën spanjolle dhe çoi skuadrën deri në gjysmëfinalen e Champions League. Ai numëron 59 gola dhe asiste në 57 ndeshje. Është gjithashtu golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Champions League.
Pas tij kuotohet Rafinja, i cili shkëlqeu sidomos në ndeshjet e mëdha, ndjekur nga Mohamed Salah dhe Donaruma.
Lini një Përgjigje