
Kristiano Ronaldo mund të bëhet pronar i një klubi futbolli. Legjenda e sportit më popullor në botë është këshilluar të blejë një skuadër pas mbylljes së karrierës si lojtar aktiv.
Klubi i tij mund të jetë Urexham. Propozimi ka ardhur nga ish-mesfushori i kampionatit anglez, Endi Taunsend, i cili sugjeron se Ronaldo mund ta blejë Urexham dhe të punojë me Rajan Rejnolds dhe Rob MekElheni .
“Kristiano Ronaldo ndoshta mund të blinte Urexham dhe të kishte Rajan Rejnolds dhe Rob MekElheni si mbështetës të tij. Sigurisht, nëse ka dëshirë.
Nuk do të befasohesha ta shihja pronar të një klubi, kur të përfundojë së luajturi. Ne e kemi parë atë të investojë në hotele dhe gjëra të tjera, kështu që pse jo një klub?”
Lini një Përgjigje