TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2025, 19:23

Ismajli vazhdon të humbasë ndeshje të rëndësishme me Empolin, flet trajneri: Nuk jam unë që gjykon si u menaxhua në kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Ismajli vazhdon të humbasë ndeshje të rëndësishme me

Ardian Ismajli vazhdon të qendrojë jashtë fushës së lojës duke humbur ndeshje të rëndësishme me fanelën e Empolit në fundin e këtij sezoni. Mbrojtësi shqiptar prej dy muajsh ka luajtur me pikatore për shkak dëmtimesh të njëpasnjëshme dhe i fundit ishte ai që pësoi në grumbullimin me Kombëtaren shqiptare.

Futbollisti qendroi në të dy ndeshjet e kuqezinjve në stol, pa u aktivizuar, por u kthye në klubin e tij dhe atje e dërguan menjëherë në tribunë, duke e cilësuar si lojtar që nuk ishte në gjendje të jepte kontribut dhe duhej të kishte më shumë kujdes me dëmtimet.

Vetë trajneri Roberto D’Aversa, ka folur rreth situatës së mbrojtësit shqiptar pas humbjes 0-3 në Kupën e Italisë përballë Bolonjës, ku Ismajli ishe në tribunë, pasi u ngacmua nga gazetarët rreth tij.

Për këtë pyetje nuk do të dija si t’i përgjigjesha, ai problemin e parë e kishte më 2 shkurt. Përgjigjet duhet t’i japë mjeku, ai ka pasur problematika me rikthimin, është kthyer i dëmtuar nga Kombëtarja. E kam të vështirë ta shpjegoj pasi nuk është kompetenca ime, është një lojtar i rëndësishëm që na mungon, por duhet të arsyetojmë në të tashmen pa menduar për mungesat. Nuk më takon mua të gjykoj menaxhimin që kishte në Kombëtare”, tha trajneri i Empolit.

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare roberto d'aversa trajneri i empolit

Lini një Përgjigje