TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2025, 16:56

Video pushtoi mediat, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës para sallës ku mbahej Kongresi i UEFA-s

Shkruar nga Pamfleti

Video pushtoi mediat, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës

Çmenduria serbe nuk ka kufi dhe reagimi i ultranacionalistëve ndaj flamurit të Kosovës në Beograd ka kaluar çdo limit, siç e tregon një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Një natë më parë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pozoi përkrah flamurit të Kosovës që ishte shpalosur për herë të parë në Beograd, para Kongresit të UEFA-s. Pamjet qarkulluan në mediat shqiptare e normalisht edhe në ato serbe, me këta të fundit të cilat reaguan menjëherë, duke kujtuar se Serbia nuk e njeh Kosovën.

Federata Serbe sot bëri të pamenduarën, duke injoruar UEFA-n dhe duke hequr flamujt e Kosovës nga salla. Por kjo nuk ishte çmenduria më e madhe.

Më sa duket atë e kanë bërë tifozët e Crvena Zvezdës, të cilët natën e mbrëmshme, kanë shkuar në vendin ku gjendej flamuri i Kosovës, e kanë rrëmbyer atë pa i hyrë ferrë në këmbë dhe i kanë vënë flakën para sallës ku do mbahej sot Kongresi.

flamuri i kosovës uefa

Lini një Përgjigje