
Pas 8 golave të shënuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre, një barazim spektakolar 4-4, Atletiko e Madridit dhe Barcelona u përballën sonte në ndeshjen e kthimit në “Metropolitano”.
Katalanasit triumfuan 0-1 në duelin e kthimit në Madrid, duke fluturuar kështu drejt finales së madhe aty ku tashmë u kanë “hedhur dorashkën” madrilenëve të Ançelotit.
Katalanasit gjetën golin në minutën e 26, Lamin Jamal tregoi klasin duke dhënë një pasim të artë për Ferran Torres, i cili u shkëput bukur dhe dërgoi topin në rrjetë.
Pavarësisht tentativave në pjesën e dytë, Atletiko e Simeones, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Kështu, Barcelona ia doli ta ruante këtë epërsi minimale, ndërsa në finale të Kupës së Mbretit do të kemi “El Clasico” që luhet më 26 prill në “Estadio de La Cartuja”.
Lini një Përgjigje