TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2025, 16:34

3 pikë në 2 ndeshje, Shqipëria humbet terren në renditjen e FIFA-s; Kosova fiton dy pozicione

Shkruar nga Pamfleti

3 pikë në 2 ndeshje, Shqipëria humbet terren në renditjen e

Kombëtarja shqiptare ia doli të merrte vetëm 3 pikë në 2 ndeshjet e muajit mars. Kuqezinjtë u mposhtën në transfertë nga Anglia, ndërsa triumfuam ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”.

Rezultate këto që nuk e kanë ndihmuar Kombëtaren të mbajë pozicionin e saj në renditjen e FIFA-s. Këta të fundit ditën e sotme kanë përditësuar renditjen e skuadrave pas ndeshjeve të muajit mars.

3 pikë në 2 ndeshje, Shqipëria humbet terren në renditjen e

Dhe kështu shihet se kuqezinjtë kanë zbritur 1 pozicion në renditjen e përgjithshme. Nga vendi i 65 kanë zbritur në vendin e 66. Pas saj renditet Maqedonia dhe Gjeorgjia, saktësisht në vendin e 67 dhe 68.

Nga ana tjetër Kosova ka fituar 2 kuota duke u ngjitur në vendin e 97-të. “Dardanët” fituan kundër Islandës në “play off-in” e Ligës së Kombeve, duke u ngjitur në Ligën B.

3 pikë në 2 ndeshje, Shqipëria humbet terren në renditjen e

kombëtarja shqiptare renditja e fifa

Lini një Përgjigje