TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2025, 17:53

Murinjo sulmoi trajnerin kundërshtar, tekniku portugez rrezikon dënim më të rëndë së më parë

Shkruar nga Pamfleti

Murinjo sulmoi trajnerin kundërshtar, tekniku portugez rrezikon dënim

Sa herë luan Fenerbahçe me Gallatasarajin, në Turqi më shumë flitet për sherr sesa për futboll.

Gjatë çerekfinales së Kupës së Turqisë, pati aq shumë tension, saqë trajneri Zhoze Murinjo u përjashtua nga fusha për shkak se i shtrëngoi hundën trajnerit rival, Okan Buruk.

Më parë, trajneri portugez ka vuajtur 4 ndeshje dënim pas deklaratave të supozuara raciste, një rast aktualisht nën hetim nga autoritetet turke.

Ngjarja e fundit pritet të sjellë pasoja edhe më të mëdha për “The Special One”. Veprimet e tij pritet të konsiderohen sjellje josportive dhe rrezikon 3 deri në 10 ndeshje pezullim dhe një gjobë të majme.

zhotze murinjo trajneri portugez

Lini një Përgjigje