TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2025, 17:20

Shteti spanjoll merr vendim kundër rregulloreve të La Ligës, shpëton Barcelonën nga katastrofa

Shkruar nga Pamfleti

Shteti spanjoll merr vendim kundër rregulloreve të La Ligës,

Shteti spanjoll ka shpëtuar Barcelonën nga një katastrofë financiare dhe sportive, pasi i ka miratuar lënien në fuqi të licencave të përkohshme për regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Viktor.

Këshilli Suprem i Sportit, i cili është një organ në varësi të shtetit, ka shqyrtuar çështjen e dy lojtarëve të cilëve La Liga u kishte dhënë licenca të përkohshme deri në fund të vitit  të kaluar duke i dhënë kohë Barcelonës të rregullonte parametrat e saj financiarë. Në janar ata mund të dilnin lojtarë të lirë, por Barcelona ankimoi në Këshillin e Lartë të Sportit duke argumentuar se po i shkaktohej një dëm i rëndë ekonomik e financiar.

Edhe pse kjo binte ndesh me rregulloret e La Liga, Këshilli vendosi t’u zgjaste marrëveshjet e përkohshme dy lojtarëve, ndërsa sot ka dhënë vendimin përfundimtar që ata mund ta mbyllin sezonin me ta rregullisht. Kështu, Barcelona ka kohën e mjaftueshme të zgjidhë problemet financiare në verë e të mos ketë një dëm ekonomik e sportiv nga largimi si lojtarë të lirë të futbollistëve.

dani olmo pau viktor barcelona

Lini një Përgjigje