TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2025, 18:41

Nën akuzë për evazion fiskal dhe rrezikon 5 vite burg, Ançeloti dëshmon në gjykatë: Nuk kam fshehur para

Shkruar nga Pamfleti

Nën akuzë për evazion fiskal dhe rrezikon 5 vite burg,

Një ditë pas suksesit me drithërima në Kupën e Mbretit, trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka dëshmuar në gjyqin kundër tij, ku akuzohet për dy shkelje të supozuara tatimore.

Italiani ka deklaruar se kurrë nuk e kishte menduar të mashtronte Thesarin, se as klubi dhe as këshilltarët e tij nuk e paralajmëruan atë se diçka nuk ishte në rregull dhe se ai, nga ana e tij, thjesht negocioi një pagë neto.

Ançeloti shpjegoi se ishte Reali i Madridit që i ofroi të merrte një pjesë të pagës, konkretisht 15%, përmes transferimit të të drejtave të imazhit, për të cilën tha:

“Në atë kohë, të gjithë lojtarët e kishin një kontratë të ngjashme. Madje, edhe trajneri paraardhës Zhoze Murinjo, kishte të njëjtën strukturë, më dukej krejt normale ta pranoja”.

Gjykata provinciale e Madridit ka nisur të mërkurën gjykimin ndaj trajnerit italian. Prokuroria kërkon katër vjet e nëntë muaj burg për akuzën e mashtrimit të Thesarit për shumën pak më tepër se një milion euro. Ndërkohë që vetë Ançeloti e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë edhe sot, kur pritet të merret dhe një vendim në lidhje me trajnerin e Realit. Në favor të teknikut italian ka dëshmuar edhe bashkëshortja e tij.

karlo ançeloti trajneri i realit të madridit

Lini një Përgjigje