TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2025, 20:33

Ernest Muçi spektakolar në Turqi, sulmuesi shqiptar lë gjurmë në ndeshjen e Kupës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi spektakolar në Turqi, sulmuesi shqiptar lë

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Beshiktash, po luan momentalisht përballë Goztepe. Sfida e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë, po udhëhiqet 1-0 nga ekipi i sulmuesit shqiptar.

Golin për “shqiponjat” nga Stambolli, e shënoi pikërisht ish-sulmusi i Tiranës. Pas një pasimi të marrë nga Rafa Silva, shqiptari vrapoi drejt portës kundërshtare me topin në këmbë, e më pas gjithë klas e dërgoi atë në fundin e rrjetës.

Kujtojmë që 24-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft të mirë në Turqi. Ky është goli i 7 për shqiptarin, teksa Muçi gjithashtu ka asistuar 3 herë të tjera.

 

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje