TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2023, 22:51

Kosova i bëhet makth Zvicrës, prodhimi vendas i jep një pikë “Dardanëve”, helvetët dhe Rumania sigurojnë kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Kosova i bëhet makth Zvicrës, prodhimi vendas i jep një pikë

Përfundojnë edhe 4 ndeshjet e mbrëmjes së sotme në raundin e parafundit të kualifikueseve për “EURO 2024”. Vëmendja e shqiptarëve ishte në Bazel, aty ku Kosova i mori një barazim tjetër Zvicrës me golin e një prodhimi të futbollit vendas si ai i Hysenit i cili luan me Llapin.

Fitore minimale për Holandën, që iu fal golit të Veghorst ndaj Irlandës, ndërkohë që Rumania mposhti me përmbysje Izraelin, teksa së bashku me Zvicrën siguruan matematikisht kualifikimin. Vlen të theksohet fakti se kombëtarja helvete nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Kosovës, gjithsesi arriti të siguronte matematikisht një biletë për në Europian.  

Për sa i përket Holandës, tashmë "tulipanët" e kanë të sigurt kualifikimin për në "EURO 2024". Një vitrinë golash ishte ndeshja Francë-Gjibraltar e cila përfundoi me rezultatin e thellë 14-0. 



kosova izraeli zvicra kualifikueset e

Lini një Përgjigje