
Kroacia hedh një një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në finalet e “EURO 2024”. Përfaqësuesja balkkanase triumfoi 0-1 në fushën e Letonisë dhe parakalon Uellsin në renditje (13/11).
Një mundësi e artë e shfrytëzuar nga të besuarit e Zlatko Dalicit, pas barazimit 1-1 të Uellsit në fushën e Armenisë.
Sa i takon ndeshjes së luajtur në “Konto Stadions”, kroatët e nisën takimin me më të mirët, si Brozoviç, Modriç apo Kramariç. Golat u realizuan që në pjesën e parë, me Majer dhe Kramariç.
Në grupin D, situata është mjaft interesante, me Turqinë që është e kualifikuar, ndërkohë që mbetet për t’u përcaktuar vendi i dytë. Takimet e fundit janë ato mes Kroacisë dhe Armenisë, ndërsa Turqia sfidon Uellsin.
Në Grupin I, ku bën pjesë edhe Kosova, Bjellorusia mposhti me rezultatin minimal Andorrën dhe shkon në kuotën e 9 pikëve, një më pak se Kosova, me të cilën do të përballet në raundin e fundit.
Lini një Përgjigje