
Një ndeshje e luftuar me tension të lartë: në kualifikueset e Amerikës së Jugut, Kolumbia mundi Brazilin 2-1, në një ndeshje që ka pasur shumë histori brenda vetes.
Nga lumturia e Luis Diaz, i cili ishte vendimtar me një dygolësh në katër minuta kushtuar babait të tij, i cili ishte i pranishëm në stadium pas pengmarrjes dhe shpërtheu në lot në golat e të birit.
Më pas “befasia” për brazilianët që ka humbur Vinisius (i cili doli në mes të pjesës së parë) përpara ndeshjes vendimtare për kualifikim kundër Argjentinës të mërkurën. Por jo vetëm kaq: edhe pas-ndeshja pati shumë tension.
Në përfundim të takimit, në sallën e shtypit, papritur shpërtheu një sherr mes anëtarëve të dy delegacioneve, i filmuar në një video që u bë menjëherë virale.
Shtyrje, grushte dhe një atmosferë që nxehet gjithnjë e më shumë, aq sa kërkohet ndërhyrja e personelit të sigurisë për të qetësuar gjërat.
Arsyeja e sherrit është e paqartë: qarkullojnë disa versione, duke përfshirë keqkuptimin e zonës në të cilën trajneri brazilian Diniz do të kishte folur pas ndeshjes, apo edhe vendosja e një pankarte reklamuese nga delegacioni brazilian.
Lamentable esto: fuerte pelea y discusiones en la zona de prensa del estadio Metropolitano, de Barranquilla, tras la victoria 2-1 de la Selección Colombia sobre Brasil.pic.twitter.com/2OAP6V8Uwo
— WillyRodríguez (@WillyRodri13) November 17, 2023
Lini një Përgjigje