TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2023, 20:39

“EURO 2024” është këtu tani”, reagon arkitekti që shkroi historinë me Shqipërinë: Faleminderit! Realizuam ëndrrën e një kombi

Shkruar nga Pamfleti

“EURO 2024” është këtu tani”, reagon arkitekti

Shqipëria siguroi një biletë për në Europianin e ardhshëm të Gjermanisë, pas barazimit me Moldavinë. Për vendin e parë në grup tashmë mjafton një pikë, në ndeshjen e fundit ndaj Ishujve Faroe. Arkitekti i kombëtares, pikërisht trajneri Silvinjo, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku zgjedh t’i falenderojë të gjithë.

Postimi i Silvinjos në Instagram:

Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në “EURO 2024“ është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.

Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër. Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion.

Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë sonë. Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim! Për këdo që direkt apo indirekt ka qënë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme. “EURO 2024” është këtu tani” – shkruan Silvinjo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare kualifikimi në europian

Lini një Përgjigje