TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2023, 22:07

Zyrtare/ Partizani i jep fund dilemave, “Demat” prezantojnë nesër trajnerin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Partizani i jep fund dilemave, “Demat” prezantojnë

Partizani do të prezantojë nesër trajnerin e ri, i cili do të marrë drejtimin e “Demave të Kuq”. Pas largimit të Zoran Zekiç drejt Osijekut, kampionët në fuqi janë drejtuar nga Arbër Abilaliaj, i cili mban postin e drejtorit sportiv, teksa nga dita e nesërme do të zgjidhet përfundimisht çështja e trajnerit dhe vlonjati Abilaliaj do të kalojë në postin e tij natyral.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtre, klubi i Partizanit ka bërë me dije se nesër në orën 13:00, në ambientet e stadiumit “Arena e Demave” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri. 

Statusi i skuadrës së Partizanit në Facebook:

Njoftim për mediat

Nesër ora 13:00 në ambjentet e stadiumit "Arena e Demave", klubi Partizani prezanton trajnerin e ri që do të drejtoj skuadrën.

Ju mirpresim..

Mbetet për t’u zbuluar emri që do të jetë përfundimisht trajneri i kampionëve të vendit, i cili do të drejtojë skuadrën drejt mbrojtjes së titullit. Ndeshja e parë si trajner do të jetë ndaj Egnatias javën tjetër.

partizani skuadra e demave

Lini një Përgjigje