
Nëse ishte një natë e paharrueshme për Milanin e Paulo Fonsekës, fitorja 3-1 në Champions League në stadiumin “Santiago Bernabeu” ndaj Realit të Madridit, për skuadrën e trajnerit Karlo Ançeloti është një tjetër humbje për t’u tretur dhe e dhimbshme. Pas humbjes poshtëruese 0-4 të pësuar në “El Clasico” kundër rivalëve të Barcelonës më 26 tetor, “Los Blancos” u larguan nga “Santiago Bernabeu” ende me kocka të thyera.
“Gjithmonë e gjejmë veten të pabalancuar, kemi bërë të njëjtat gabime që kemi bërë në El Clasico”, deklaroi Ançeloti në fund të ndeshjes kundër Milanit. “Duhet të shqetësohemi sepse skuadra ka shumë potencial, por nuk po jep maksimumin. Kur nuk je solid në mbrojtje, lojërat mund të komplikohen, ndonjëherë rikuperon, ndonjëherë jo”.
Për të konfirmuar fjalët e Ançelotit është një fakt domethënës: Reali i Madridit ka 7 gola të pësuar në 2 ndeshjet e fundit, një fakt vërtet i pazakontë për skuadrën më të suksesshme në botë. Kombëtarja e San Marinos mori parasysh dhe me një postim të bukur të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare, i “ftoi” “merengues” në një sfidë të cilësuar si të nivelit të barabartë, pasi mesatarja e golave të pësuar nga skuadra e Roberto Çevolit është gjithashtu 7 gola për ndeshje:
“Përshëndetje Real Madrid, ne vumë re se pësuat 7 gola në “Santiago Bernabeu” në dy ndeshjet e fundit, një shifër e ngjashme me atë të San Marinos në çdo ndeshje, kështu që ne do të donim të luanim një ndeshje miqësore sepse besojmë se kemi nivele të ngjashme. Mendoni për këtë dhe ne do ta organizojmë atë. Një përqafim”, postimi në Twitter nga San Marino. Edhe pse në Madrid për momentin do të ketë pak dëshirë për të bërë shaka”.

Lini një Përgjigje