
Berat Gjimshiti vazhdon të jetë i pavendosur nëse duhet të braktisë futbollin europian për të përfituar financiarisht shifra të çmendura, apo nëse do të vazhdojë të luajë tek Atalanta, ku është kthyer në një nga liderët e bergamaskëve që do të përfaqësohen edhe në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
“La Gazzetta Dello Sport” ka zbuluar se oferta për 31-vjeçarin është me shifra shumë të rëndësishme, pasi pretendohet se Al Rajan i ka ofruar atij një rrogë prej më shumë se 4 milionë eurosh në vit për tre sezonet e ardhshme. Ndërkohë, Atalanta mund të përfitojë rreth 15 milionë euro për shitjen e tij.
Megjithatë, Gjimshiti theksohet se nuk ka vendosur ende, pasi është në dorën e tij për të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen. “Por hipoteza në fjalë, po ftohet pak nga pak. Aktivizimi apo jo i Gjimshitit ndaj Parmës në miqësore, do të jetë një sinjal i rëndësishëm. Nëse Gasperini do ta lërë në pankinë si në ndeshjen ndaj AZ Alkmar, atëherë do të thotë se gjërat janë ende në diskutim”, shkruan gazeta e njohur sportive italiane për kapitenin e Kombëtares shqiptare.
Mosha dhe vitet e mbetura në kontratë bëjnë që Gjimshtiti të shikohet në Bergamo si “i sakrifikueshëm”. Sipas medieve italiane të dielën do të kuptohet shumë mbi këtë situatë.
Lini një Përgjigje