
Pas performancës fantastike më Kombëtaren shqiptare në “EURO 2024”, Mario Mitaj vazhdon të jetë në qendër të merkatos. Si fillim ishte Juventusi ekipi i interesuar për 20-vjeçarin, por tani në skenë ka dalë një tjetër emër.
Bëhet fjalë për Al-Itihad. Klubi nga Arabia Saudite është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, teksa shohin te Mitaj perfektin për atë pozicion. Shuma e kërkuar nga Lokomotiva e Moskës, e cila zotëron kartonin e shqiptarit, është rreth 10 milionë euro. Një shifër kjo mjaft e përballueshme për sheikët arabë.
Pritet të shihet nëse interesimi i Al-Itihad do të konkretizohet me një ofertë zyrtare ditët e ardhshme. Kujtojmë që në rast transferimi te ky ekip, Mitaj do të gjente aty ish-sulmuesin e Realit të Madridit, Karim Benzema, por edhe një yll botëror si Kante.
Lini një Përgjigje