TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2024, 16:37

“Nuk e di nga vjen ky thashethem”, Guardiola i jep fund zërave për të marrë drejtimin e Anglisë: Jam i lumtur te Siti

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e di nga vjen ky thashethem”, Guardiola i jep fund  zërave

Disa zëra në Angli po flasin gjithnjë e më shumë për mundësinë që Pep Guardiola të bëhet trajneri i ri i Anglisë. Federata e Futbollit është në kërkim pasuesit të Garet Sauthgejt, pas zhgënjimit në ‘EURO 2024’ dhe mes emrave të ndryshëm është përmendur edhe ai i trajnerit spanjoll, aktualisht i zënë me Mançester Sititn në turneun parasezonal.

Dhe pikërisht aty, kjo pyetje iu drejtua vetë Pep Guardiolës, i cili u përgjigj:

"Jam shumë i lumtur këtu. Nuk mund të them asgjë. Nuk e di nga vjen ky thashethem. Jam shumë i kënaqur. Këtu mezi pres që lojtarët të kthehen për të filluar stërvitjen të gjithë së bashku dhe për të rifreskuar atë që duhet të bëjmë”,- tha ai për “Sky Sports UK”.

Guardiola foli fjalë të mira për trajneri e Çelsit, Enzo Mareka:

"Ai ka bërë një punë vërtet të mirë, të pabesueshme te Leister Siti. Tani ai është në një nga pesë ose gjashtë ekipet më të mira në Angli. I uroj gjithë të mirat sepse ai i meriton ato. Njerëzit e mirë meritojnë më të mirën".

pep guardiola trajneri i mançester sitit kombëtarja e anglisë

Lini një Përgjigje