Klasin që tregoi në tre sfidat e Europianit, ku Shqipëria sfidoi Italinë, Kroacinë e Spanjën, Arbër Hoxha nuk e ka kursyer aspak në ndeshjen hapëse të kampionatit me Dinamon e Zagrebit.
Sulmuesi e ka nisur në mënyrë spektakolare sezonin, duke gjetur edhe golin në sfidën që Dinamo po luan përballë Istra 1961.
Një asist të Marko Pjacës në minutën e 13 të sfidës, 25-vjeccari kuqezi e shfrytëzoi më së miri duke e dërguar në rrjetë për të kaluar të vetët në avantazh.
Dinamo gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën në pjesën e parë me Theophile-Catherine në të ’19 minutë dhe Kulenovic në minutën e 28-të.
Arbër Hoxha i dërgon kështu mesazhin më të mirë teknikut Sylvinho, i cili së shpejti do të nisë punën për rrugëtimin e Shqipërisë në Nations League, me dy ndeshjet e para që luhen në shtator, përballë Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Arber Hoxha opens up the new 24/25 HNL season with a lovely header after Pjaca's cross.
— ???????? (@TheCroatianLad) August 2, 2024
Great work by Dinamo's wingers to get into an early lead against Istra. ????pic.twitter.com/2tt1OUxjF2
Lini një Përgjigje