TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2024, 15:31

10 mln euro në tavolinë, Kaljari bën ofertën për sulmuesin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

10 mln euro në tavolinë, Kaljari bën ofertën për

Drejtuesit e Kaljarit janë të bindur se duhet të ndërhyjnë në merkato për të gjetur disa përforcime për ekipin, mes tyre edhe një sulmues që do të garantojë golat në sezonin e ri në Serinë A.

Skuadra e ishullit të Sardenjës ka shfaqur interes për Mirlind Dakun, sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe në muajin korrik, ata i bënë një ofertë prej 3 milionë eurosh Rubin Kazanit, skuadrës ku aktivizohet momentalisht Daku.

Kjo ofertë u refuzua kategorikisht nga klubi rus, i cili pretendonte më shumë për shqiptarin, ndërsa siç raporton “RPL Sky”, Kaljari nuk është dorëzuar dhe ka dërguar një tjetër ofertë të përmirësuar për Dakun drejt Rusisë.

Rubinit i janë ofruar 5 milionë euro direkt plus 3 milionë euro në formë bonusesh ku përfshihen numri i ndeshjeve, golat dhe asistet që sulmuesi do të regjistrojë. Nga sa raportohet, oferta nuk është e keqe, por akoma nuk ka bindur drejtuesit e Rubin Kazanit, të cilët duan me gjithë bonuse të arrijnë shifrën e 10 milionë eurove.

Për momentin situata është në këtë pikë dhe pritet të shihet se çfarë vendimi do të marrin te Rubini, ndërsa për Dakun kalimi në një kampionat si Seria A do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë.

 

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare kaljari

Lini një Përgjigje