TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2024, 15:09

UEFA u beson shqiptarëve, ja sfida që do të gjykojnë arbitrat tanë në Ligën e Europës

Shkruar nga Pamfleti

UEFA u beson shqiptarëve, ja sfida që do të gjykojnë

Shqipëria do të vazhdojë të përfaqësohet në arenën europiane. Pavarësisht eliminimit të ekipeve si Partizani apo Egnatia, të tjerë shqiptarë marrin skenën. Kështu arbitrat e Superiores do të vendosin drejtësi në turin e 3-të të Ligës së Europës. UEFA ka vendosur që Juxhin Xhaja dhe ekipi i tij të vendosin drejtësi në Letoni.

Shqiptari do të jetë kryesor në sfidën e kthimit mes RFS – UE Santa Coloma. Kjo përballje do të luhet më 14 gusht në orën 18:00. Xhaja në këtë takim do të ndihmohet nga Arbër Pema dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-të do të jetë Albert Doda, ndërsa VAR-i i është besuar Kreshnik Bajramajt.

UEFA u beson shqiptarëve, ja sfida që do të gjykojnë

juxhin xhaja arbitr shqiptar

Lini një Përgjigje