
Aventura e re e Klejdi Dacit në Uzbekistan ka nisur në mënyrë të shkëlqyer. Sulmuesi i cili gjatë verës i dha lamtumirën Teutës për t’u transferuar në kampionatin aziatik, po shkëlqen që në ndeshjet e para me OKMK.
Pasi shënoi dy gola në debutim në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Andijan pak ditë më parë, sot Daci ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të dytë, duke ndihmuar OKMK që të fitonte ndaj Navbahor Namangan.
Në minutën e 18 të sfidës, ai përfitoi nga një pasim i gabuar mbrapa, duke dërguar me shpejtësi topin në portën kundërshtare, për t’i dhënë ekipit të tij avantazhin e përkohshëm 1-0.
Lini një Përgjigje