TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2024, 17:00

Tjetër huazim për Armando Brojën, nënkampionët kërkojnë sulmuesin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër huazim për Armando Brojën, nënkampionët

Armando Broja nuk po shfaqet tek ekipi i Çelsit, me drejtuesit që e kanë ‘degdisur’ sulmuesin e Kombëtares në ekipin e të rinjve, si shenjë për t’u larguar këtë verë.

Tashmë për 22-vjeçarin ka dalë në skenë një ofertë interesante, me Shtutgartin në Bundesligë që ka filluar të ‘trazojë ujërat’.

‘Sky Sport De’ ka raportuar se Shtutgarti ka nisur zyrtarisht negociatat me Çelsin dhe është duke kërkuar huazimin e Brojës. Nënkampionët e Gjermanisë është një mundësi shumë interesante, pasi do të jetë në fazën e grupeve të Champions League.

Ende nuk ka një përgjigje nga Çelsi, që më herët refuzoi një shumë prej 32 milionë eurosh nga Everton për sulmuesin kuqezi. Pritet që kjo javë të jetë kyçe për të ardhmen e Brojës, i cili është dërguar në ekipin e të rinjve.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje