TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2024, 17:42

Panik në Paris, në prag të mbylljes së Lojërave Olimpike rrethohet kulla Eifel dhe evakuohen njerëzit 

Shkruar nga Pamfleti
Panik në Paris, në prag të mbylljes së Lojërave
Foto Ilustrim

Një ngjarje e ndodhur së fundmi ka alarmuar Parisin, vetëm pak orë përpara ceremonisë mbyllëse të Lojërave Olimpike.

Një person është ngjitur në Kullën Eiffel, duke i alarmuar të gjithë banorët që ndodheshin aty, të cilët u evakuuan menjëherë nga zona. Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti, teksa policia është vënë menjëherë në lëvizje.

Bëhet e ditur se Kulla Eifel nuk do të përdoret në ceremoninë e mbylljes, e cila do të mbahet në Stade de France dhe do të nisë rreth orës 21:00.

Sipas Associated Press, më shumë se 30,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë Parisin dhe zonat përreth për të mbikëqyrur ngjarjet përfundimtare olimpike dhe ceremoninë e mbylljes.

lojerat olimpike

Lini një Përgjigje