TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2024, 17:22

Shënoi golin e radhës me Dinamon e Zagrebit, futbollisti i kombëtares shqiptare pjesë e formacionit të javës në Kroaci (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Shënoi golin e radhës me Dinamon e Zagrebit, futbollisti i

Arbër Hoxha arriti të shënonte golin e radhës në kampionatin kroat me fanelën e Dinamos së Zagrebit. Ditën e djeshme ai e nisi titullar përballë Osijek dhe ia doli të tundte rrjetën duke shënuar golin e dytë personal në po kaq ndeshje.

Anësori 25-vjeçar shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 21 falë një asisti të Misiç. Stopim me të majtën dhe goditje direkte për të kaluar në limit portierin kundërshtar e për të dërguar topin në rrjetë me majën e këmbës. Dinamo ia doli të përmbyste rezultatin duke marrë 3 pikët e radhës që e mbajnë në krye të renditjes.

Performanca fantastike i ka mundësuar sulmuesit shqiptar një vend në formacionin më të mirë të kësaj jave në Kroaci.

Shënoi golin e radhës me Dinamon e Zagrebit, futbollisti i

 

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares shqiptare dinamo e zagrebit

Lini një Përgjigje