TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2024, 18:26

Junajtid bie nga kategoria? Superkompjuteri parashikon kush fiton titullin kampion dhe kush siguron Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Junajtid bie nga kategoria? Superkompjuteri parashikon kush fiton titullin

Premier Liga bëhet gati të fillojë javën e ardhshme dhe tifozët anglezë presin që tani me padurim të shohin se si do të jenë në fushën e lojës skuadrat përkatëse që ata mbështesin. Sigurisht, shpresojnë që ekipi i zemrës të luftojë për titullin apo të arrijë objektivat që i ka vënë vetes.

Një ide paraprake se si do të shkojë ky sezon e ka dhënë superkompjuteri i gjigandëve të statistikave të “OPTA”, të cilët kanë simuluar me mijëra herë ndeshjet e këtij sezoni në elitën e futbollit anglez.

Dhe dominimi i Mançester Sitit në Premier Ligë duket se do të vazhdojë, pasi në 82,2% të skenarëve nga 10 mijë simulimet që i janë bërë kampionatit, skuadra e Pep Guardiolës e sheh veten duke çuar trofeun në fund. Këto simulime tregojnë se skuadra e Guardiolës nuk ka shanse të zbresë poshtë vendit të katërt, biles edhe ky i fundit ka vetëm 0,4% mundësi, pasi është thuajse e sigurt se “Qytetarët” do të jenë në podium.

Junajtid bie nga kategoria? Superkompjuteri parashikon kush fiton titullin

Sipas superkompjuterit, Arsenali ka më shumë mundësi që të përfundojë sezonin në vendin e dytë, me 48,8%. Liverpuli ka më shumë shanse të shkojë në vendin e tretë, me 40,2% mundësi, edhe pse nuk ka bërë asnjë blerje ende në këtë merkato.

Ndërkohë, superkompjuteri parashikon se Çelsi do të marrë vendin e katërt në renditje duke siguruar Champions, ndërsa Mançester Junajtid, parashikohet që të mbetet përsëri jashtë vendeve që të çojnë në turneun elitar. Çuditërisht, “Djajtë e Kuq” kanë 0,3% mundësi të përfundojnë në vendin e 18 dhe të bien nga kategoria.

premier liga mançester junajtid superkompjuteri

Lini një Përgjigje