
Janë luajtur sot 5 nga 6 ndeshjet e javës së 19 në Kategroinë e Parë, ku ka pasur një lum golash dhe ekipet pretendente për Superioren nuk kanë zhgënjyer. Në Kavajë, Skënderbeu permbysi disavantazhin 1-0 të pjesës së parë dhë fund fitoi 2-3 ndaj Besës.
Në Krujë janë shënuar 6 gola në përballjen Kastrioti-Pogradeci. Liqenorët fitojnë 2-4 në fund, duke treguar formën e mirë dhe pretendimin për të synuar direkt Superioren.
Një tjetër ekip që pretendon direkt biletën për në Superiore, Laçi, fitoi 1-2 në trasnfertë në Burrel. Në sfidat e tjera, Korabi fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Ilirisë, ndërsa Luftëtari 3-1 ndaj Kukësit. Nesër luhet ndeshja e fundit për këtë javë, derbi i myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjes.
Skënderbeu vazhdon kryesimin me 44 pikë, ndjek Laçi me 39 pikë dhe më pas Pogradeci me 36 pikë.
Lini një Përgjigje