TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 20:51

“Kam gjak shqiptar dhe do të jap maksimumin për fanelën”, Kristjan Asllani: Sfida me Italinë speciale për mua

Shkruar nga Pamfleti

“Kam gjak shqiptar dhe do të jap maksimumin për

Shqipëria bëhet gati për bërë debutimin në “EURO 2024”, të shtunën në mbrëmje në sfidën përballë Italisë, në Dortmund.

Vëmendja e mediave ndërkombëtare është e përqendruar maksimalisht te sfida e Kuq e Zinjve tanë, përballë “Azzurrëve”. Për shumë prej futbollistëve tanë, kjo sfidë do të jetë shumë speciale, për shkak se luajnë prej vitesh në Itali. Një prej tyre është edhe Kristjan Asllani.

Mesfushori i Interit, do të ketë përballë disa prej shokëve të tij tek Interi, të shtunën në mbrëmje në Dortmund, siç janë: Frattesi, Bastoni, Darmian, Dimarco dhe Barella.

Ai zhvilloi një intervistë për të përditshmen italiane, Corriere della Sera, ku u ndal të fliste pikërish për emocionet në prag të sfidës me Italinë.

“A është kjo një sfidë si gjithë të tjerat? Do të ishte një gënjeshtër nëse do të thosha po, kjo edhe për faktin se do të luaj kundër shumë shokëve të mi të skuadrës”, theksoi ndër të tjera Asllani.

Më pas ai u ndal edhe te vështirësitë që ai dhe familja e tij ka patur, në momentin kur kanë mbërritur në Itali, si emigrant.

Dua ta fitojë këtë ndeshje për babanë tim, i cili erdhi në Itali me gomone. Unë e kam gjakun shqiptar dhe do të jap maksimumin për fanelën dhe kombin tim”, shtoi në intervistën e tij Kristjan Asllani.

Padyshim, kjo ndeshje do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për kombëtaren tonë, ndaj le të shpresojmë se futbollistët tanë të jenë në maksimum dhe pse jo të na dhurojnë emocione të forta në përfundim të ndeshjes.

kristjan asllani mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje