TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 20:18

Në “EURO 2024” mbizotërojnë ‘shqiponjat’, ja nofkat e 24 ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin Europian

Shkruar nga Pamfleti

Në “EURO 2024” mbizotërojnë ‘shqiponjat’,

UEFA.com i ka përgatitur një speciale 24 ekipeve pjesëmarrëse të “EURO 2024”, me pseudonimet e tyre lokale. Nga kuqezinjtë te “Die Mannschaft”, ja nofkat e të gjitha ekipeve që do të bëjnë histori këtë muaj në Gjermani.

Gjermania – “Die Nationalmannschaft” (Ekipi Kombëtar).

Skocia – Ushtria e tartanëve (Tartani është pëlhura tradicionale me motive skoceze të kryqëzuara, me variante individuale që i përkasin klaneve të ndryshme përbërëse të vendit).

Hungaria – Magjarët magjikë (Kombëtarja verbuese hungareze e viteve 1950, e drejtuar nga Ferenc Pushkash, njihej nga anglishtfolësit si magjarët magjikë).

Zvicra – “A-Seam” ose “Nati” (Ekipi Kombëtar) ose (Kryqet e Kuq) për shkak të gjuhëve zyrtare të vendit, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe rumanisht.

Spanja – “La Roja” (E kuqja) ose “La Furia Espanola” (Furia Spanjolle).

Kroacia – “Vatreni” apo Të frikshmit. ITALIA – “Gli Azzurri” (Blutë) ose “La Nazionale” (Ekipi Kombëtar).

Shqipëria – Kuqezinjtë (Kuq e Zi) apo Shqiponjat (Shqiponjat). SLLOVENIA – “Reprezentanca” (Kombëtarja). DANIMARKA – Dinamiti danez apo Bardhekuqtë. SERBIA – Shqiponjat. ANGLIA – “Tre luanët”.

Polonia– Shqiponjat.

Holanda – “Oranje” apo Portokallinjtë.

Austria – “Das Team” (Ekipi).

Franca – “Les Bleus” (Blutë).

Belgjika – “Djajtë e kuq”.

Sllovakia– Sokolët. RUMANIA – Trengjyrëshit.

Ukraina– “Synio-Zhovti” apo Verdheblutë.

Turqia– “Bizim Çocuklar” apo Djemtë tanë.

Gjeorgjia – “Jvarosnebi” apo Kryqtarët.

Portugalia – “Seleçao” apo Përzgjedhja ose Luzitanët.

Çekia – “Hrdí lvi” apo Luanët Krenarë.

"euro 2024" shqipëria gjermania

Lini një Përgjigje