
Pas konferencës për shtyp, të zhvilluar ditën e sotme, 24 orë përpara ndeshjes së parë, atë përballë Italisë, ku përpara gazetarëve dolën Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti, skuadra ka zbritur për herë të parë edhe në tapetin e blertë të “Signal Iduna Park”, për të kryer edhe stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes.

Ajo që vihet re është mbizotërimi i atmosferës pozitive tek djemtë tanë, që shpresojmë të ndikojë pozitivisht për sfidën e së shtunës përballë Italisë.

Në plan është edhe një seancë tjetër stërvitore nesër në mëngjes, por kjo do të varet nga trajneri Silvinjo nëse dëshiron ose jo ta bëjë.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë takimin e parë të Kampionatin Europian 2024 ditën e nesërme në orën 21:00 përballë Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Lini një Përgjigje