TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2024, 22:53

Kaljari ndal Interin në “San Siro”, ja si shpallen zikaltërit kampion në derbin ndaj Milanit

Shkruar nga Pamfleti

Kaljari ndal Interin në “San Siro”, ja si shpallen

Interi është ndalur në barazim 2-2 ndaj Kaljarit, në ndeshjen e luajtur në Milano. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Turam, në minutën e 12. Mysafirët nga Sardenja u futën në lojë me golin e Shomurodov në fillimin e pjesës së dytë, por festa zgjati pak, pasi Çalhanoglu riktheu qetësinë për vendasit. Goli i Violas në minutat e fundit vulosi shifrat përfundimtare në 2-2. 

Ky barazim nuk përbën problem për Interin, që mbetet shumë e shkëputur në krye të klasifikimit. Në krahun tjetër, pikë shprese për mbijetesën e Kaljarit. 

Zikaltrit për momentin kanë 83 pikë dhe do të thotë se duhet të bëjnë 5 pikë në 6 javët e mbetura të kampionatit italian. Po si mund të shpallet Interi kampion matematikisht në derbi?  
Zikaltërve u bën punë vetëm fitorja ndaj Milanit, për t’u kurorëzuar edhe matematikisht. Në rast barazimi, titulli nuk mund të fitohet zyrtarisht, pasi diferenca e pikëve do të mbetej 14, teksa do të mbeteshin për t’u luajtur edhe 5 ndeshje. 

Pra interistët mund ta festojnë titullin në derbi vetëm në rast triumfi. Do të ishte historike që të ndodhte në derbi kundër Milanit, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë. Derbi mes Milanit dhe Interit do të luhet më 22 prill me kuqezinjtë që do të jenë pritës.   
 

inter kaljari seria a

Lini një Përgjigje