
Talenti shqiptar, Flavio Sulejmani ishte i pafat ditën e sotme, teksa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40 në duelin mes Lacio U-19 dhe Leçe U-19.
Sulmuesi 18-vjeçar është pjesë e kryeqytasve, që arriën të triumfonin me rezultatin 2-1, pavarësisht daljes me karton të kuq të Sulejmanit, i cili në një tentativë për të zotëruar topin, pa dashje goditi me takë në kokë futbollistin kundërshtar. Shqiptari kërkoi menjëherë falje, gjithsesi ndërhyrja ishte shumë e rëndë dhe nuk mund t’i shpëtonte kurrësesi kartonit të kuq.
Edhe vetë Sulejmani duket se u pajtua me vendimin e gjyqtarit. Në momentin e ndëshkimit të tij me karton të kuq, rezultati ishte 1-1 ndërkohë që Lacio U-19 gjeti golin e dytë me Gonzalez në minutën e 77. Vlen të theksohet fakti se edhe Leçe U-19 mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pacias. Te skuadra e Leçes aktivizohen edhe 2 futbollistët shqiptarë, Daka dhe Metaj, të cilët ishin në fushë në duelin e sotëm, por pa mundur të linin gjurmë.
Lini një Përgjigje