TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2024, 20:24

Dinamo zhyt Erzenin dhe kthehet në katërshen për titullin, shijakasit gjithnjë e më pranë rënies nga kategoria

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo zhyt Erzenin dhe kthehet në katërshen për titullin,

Dinamo ka regjistruar sot një fitore shumë të rëndësishme teksa ka mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Air Albania”. 
 
Blutë ishin kaluar në renditje nga Tirana një ditë më parë, por sot kanë dhënë përgjigjen e tyre në një ndeshje që e interpretuan mjaft mirë, duke mos i lejuar shijakasve të rrezikonin portën e Salit, ndërsa goditën me rastin e parë që iu shfaq me Denison. 

Më pas, ata administruan mirë lojën dhe pritën momentin në pjesën e dytë për të mbyllur ndeshjen falë golit të Kaçorrit, i cili shfrytëzoi një gabim të prapavijës mike në momentin e tyre më të mirë. 

Kështu, Dinamo kthehet në vendin e katërt, ndërsa Erzeni renditet në vendin e parafundit dhe sheh t’i largohen skuadrat që ka më lart në renditjen e kampionatit. 
 

dinamo erzeni abissnet superiore

Lini një Përgjigje