
Momente paniku në Itali teksa në ndeshjen Udineze-Roma, futbollisti i kryeqytetasve, Evan Ndicka u largua me urgjencë nga fusha e lojës pas shqetësimeve që ndjente në kraharor.

E menjëhershme ndërhyrja e mjekëve, të cilët nxorrën jashtë mbrojtësin duke i dhënë ndihmën e parë brenda ambienteve të stadiumit.

Ngjarja ndodhi në minutën e 72 kur rezultati ishte 1-1 dhe arbitri ndërpreu lojën për 10 minuta e më pas erdhi edhe fërshëllima e trefishtë në minutën e 83 duke mbyllur përfundimisht sfidën.

Mbetet të mësohet gjendja e lojtarit, por shqetësimi në fytyrat e romanistëve dukej qartë.
Lini një Përgjigje