TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2023, 15:27

Ka gjykuar Partizanin dhe nuk e kursen as kartonin, FIFA i beson sfidën Shqipëri-Moldavi një holandezi

Shkruar nga Pamfleti

Ka gjykuar Partizanin dhe nuk e kursen as kartonin, FIFA i beson sfidën

Shqipëria do të luajë të shtunën ndeshjen e rëndësishme për kualifikueset e “EURO 2024”, ku përballë do të ketë Moldavinë. Kuqezinjtë e Silvinjos do të provojnë të marrin fitoren e parë në këtë fushatë, ku për më tepër kanë edhe ndeshjen e parë në shtëpi me trajnerin e ri.

Ky takim do të gjykohet nga një katërshe holandeze arbitrash. Kryesori do të jetë Denis Higler, i cili për shqiptarët është një emër i njohur. Dy vite më parë, ai gjykonte ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Bazelit dhe Partizanit, ku të kuqtë mundeshin në Zvicër me rezultatin 3-0. Higler nuk i kursen kartonët e verdhë, duke pasur një mesatare të lartë për ndeshje, afro 7 të tillë.

Ka gjykuar Partizanin dhe nuk e kursen as kartonin, FIFA i beson sfidën

Higler do të ndihmohet nga Jos van Zuilen dhe Doi de Nas, të cilët do të jetë asistentët e tij. Gjyqtari i katërt i këtij takimi do të jetë Ingmar Ostrom. Vëzhgues i UEFA-s do të jetë turku Barish Shimshek, ndërkohë që delegat do të jetë Haraldur Haraldson nga Islanda.

Arbitri kryesor: Denis Higler (Holandë)

Asistentët: Jos van Zuilen; Doi de Nas

Arbitri i katërt: Ingmar Ostrom

denis higler arbitri i ndeshjes shqipëri-moldavi

Lini një Përgjigje