
Kilian Mbape i është premtuar Realit të Madridit. Tani mbetet të shihet nëse sulmuesi francez do të bëjë transferimin realitet gjatë kësaj vere, apo asaj të ardhshmes, kur do të jetë një futbollist i lirë.
PSG-ja mund të vendosë të nxjerrë në shitje lojtarin për të mos pësuar një goditje të rëndë financiare me larigmin e tij me parametër zero, pasi ka shpenzuar shifra marramendëse për të. Dhe mediat franceze mendojnë se kalimi i tij në Spanjë që në këtë verë është mëse i mundshëm.
Sipas “L’Equipe”, klubi francez i ka vendosur çmimin kartonit të futbollistit. Nëse Reali i Madridit është gati që të investojë për lojtarin, duhet të bëjë gati një çek prej 200 milionë eurosh, pasi për këtë shumë, Al Khelaifi nuk do t’i thotë jo transferimit. Tani mbetet të mësohet nëse Reali i Madridit është i interesuar për të bërë një investim të tillë menjëherë, apo nëse do të ketë durimin të presë Mbapenë në vitin 2024, gjithmonë nëse ky i fundit nuk tundohet nga ndonjë ofertë tjetër.
Lini një Përgjigje