TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2023, 15:53

Ka arritur suksese të mëdha me Ballkanin, Ilir Daja kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Ka arritur suksese të mëdha me Ballkanin, Ilir Daja kandidati kryesor

Trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja shihet si kandidat për të qenë në pankinën e përfaqësueses së Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Telegrafit.

Nëse do të arrihej marrëveshja mes palëve, Daja do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të sezonit 2023-2024, kur edhe i skadon kontrata me Ballkanin.

Përparësi e tij është se Daja e njeh mirë mentalitetin shqiptar dhe të futbollistëve nga Kosova, ndërsa me emërimin e tij do t’i jepej rëndësi e madhe edhe futbollit vendas, ku nuk do të mungonin ftesat për shumë lojtarë.

Daja njihet për suksesin e madh me Ballkanin e Suharekës, ku në dy sezonet e fundit i ka shpallur kampion të Kosovës dhe janë në rrugë për të fituar edhe titullin e tretë radhazi. Përveç kësaj, trajneri nga Shqipëria ka arritur të kualifikojë Ballkanin në dy edicione radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.

ilir daja trajneir i ballkanit kombëtarja e kosovës

Lini një Përgjigje