TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2023, 20:28

Çmenduritë nuk kanë fund në Amerikën e Jugut, futbollistët e Venezuelës goditen me shkopinj gome nga policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduritë nuk kanë fund në Amerikën e Jugut,

Ndeshjet e fundit për eliminatoret e Botërorit 2026 për zonën e Amerikës së Jugut janë shoqëruar me akte dhune në tribunat e stadiumeve. Duke ditur antagonizmin dhe rivalitetin mes dy shteteve, deri diku pritej përplasja mes tifozërive në ndeshjen Brazil-Argjentinë. Por e çuditshme ishte ajo që ndodhi në përfundim të ndeshjes Peru-Venezuelë.

Takimi i zhvilluar në kryeqytetin peruan të Limas u mbyll në barazim 1-1, ku për Perunë shënoi Jotu, ndërsa për Venezuelën realizoi Savarino. Ajo që nddohi pas ndeshjes e la në hije produktin e fushës mes dy ekipeve, pasi policia peruane sulmoi në mënyrë të befasishme lojtarët e Venezuelës që kishin shkuar të përshëndeteshin te tribuna e tifozëve të tyre.

Pas vërshëllimës përfundimtare, futbollistët e Venezuelës shkuan te tifozët e tyre për t’i duartrokitur dhe falënderuar, si dhe për t’u dhuruar fanelat. Por në mënyrë të befasishme, ku nuk kishte asnjë incident, policia peruane formoi një kordon për të parandaluar lojtarët të festonin afër me tifozët venezuelianë. Menjëherë situata u nxeh dhe pas shkëmbimit të fjalëve, policia u hodh në sulm duke goditur lojtarët e Venezuelës me shkopinj gome.

futbollistët e venezuelës policia peruane

Lini një Përgjigje