
Një gol aspak i zakontë është shënuar në derbin e ligës turke të futbollit të femrave mes Beshiktasit dhe Fenerbahçes.
Dhe, këtë arriti ta realizojë pikërisht një futbolliste shqiptare.
Bëhet fjalë për lojtaren e Beshiktasit, Donjeta Halilaj, e cila arriti fillimisht t’ia largonte me kokë topin portieres kundërshtare, ndërsa më pas shënoi me këmbë për të ngushtuar rezultatin në 2-3, në minutat shtesë të lojës.
Ajo nuk u gëzua derisa gjyqtarja e drejtoi dorën te mesi i fushës, që nënkuptonte se goli ishte i rregullt.
Ekipi kundërshtar u ankua te gjyqtarja, por ajo nuk e ndërroi vendimin e saj.
Ky gol ka bërë xhiron në internet, pasi po konsiderohet si goli më i pazakontë i vitit.
Fenerbahçe-Beşiktaş derbisinde Halilaj'ın attığı gol. pic.twitter.com/eaqmsV1vvS
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) November 20, 2023
Lini një Përgjigje