TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2023, 16:03

Federata e Futbollit të Kosovës dhe trajneri slloven ndajnë rrugët, Primozh Gliha nuk do të jetë më në krye të stolit “Dardan”

Shkruar nga Pamfleti

Federata e Futbollit të Kosovës dhe trajneri slloven ndajnë

Federata e Futbollit të Kosovës i jep fund bashkëpunimit me trajnerin Primozh Gliha. Tekniku slloven nuk do të jetë më në krye të pankinës së përfaqësueses së Kosovës.

Lajmin për mbylljen e bashkëpunimit mes trajnerit dhe FFK-së e kanë dhënë këta të fundit me anë të një njoftimi zyrtar.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.

FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”, shkruan FFK.

Kujtojmë që Gliha e ka drejtuar ekipin e Dardanisë në 6 ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2024. Në këto gjashtë sfida, Gliha mori dy barazime ndaj Zvicrës, dy fitore të cilat i arriti përballë Andorrës dhe Izraelit, teksa dy humbjet erdhën në ndeshjen përballë Bjellorusisë dhe Rumanisë.

primozh gliha trajneri slloven kosova

Lini një Përgjigje