
Kosova e ka përfunduar me humbje fazën e kualifikueseve të ‘EURO 2024’, duke u renditur kështu e parafundit në Grupin I, duke lënë pas vetëm Andorrën.
“Dardanët” e Kosovës e kanë mbyllur në mënyrën më të turpshme të mundshme, këtë fazë kualifikuese janë mundur me rezultatin minimal, 0 me 1, nga Bjellorusia, në “mitikun” e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.
Goli i vetëm i sfidës ka ardhur në minutën e 43’-të të pjesës së parë, ku me një goditje potente nga jashtë zone, “bomberi” i BATE Borisov, Dmitriy Antilevskiy ka mposht “shtatlartin”, Visar Bekaj, duke e çuar topin në rrjetën “Dardane”.
Pas përfundimit të kësaj sfide, Kosova e sheh veten në vendin e parafundit, në grupin I, të ksaj fazë kualifikuese, me vetëm 11 pikë, duke parakaluar kështu vetëm Andorrën, që ka arritur të grumbullojë 2 pikë.
Lini një Përgjigje