
Përballja e munguar mes dy yjeve që kanë dominuar futbollin në 15-20 vitet e fundit, do të rikthehet në muajin shkurt. Bëhet fjalë për “luzitanin”, Cristiano Ronaldo e “pleshtin”, Lionel Messi, lojtarë të cilët kanë fituar çdo trofe në skuadrat ku kanë luajtur, e kanë arritur të grumbullojnë në total plot 13 “Topa të Artë”, me argjentinasin, që kryeson me 8 të tilla.
Përballjet e tyre, në “El Clasico”-n e famshme mes “katalanasve” të Barcelona e “galaktikëve” të Real Madrid janë të paharrueshme dhe sipas raportimeve më të fundit, nga mediat në Arabinë Saudite, dy “legjendat” e futbollit botëror do të përballen edhe njëherë me njëri-tjetërin.
Në shkurt të vitit 2024, dy “yjet” do të “kërcejnë për herë të fundit” në fushën e blertë, nën “yjet” e Rijadit, në kuadër të “Riyadh Season Cup”, një sfidë miqësore kjo, mes amerikanëve të Inter Miami e “gjigantëve” sauditë, të Al-Nassr.
Lini një Përgjigje