TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Nëntor 2023, 17:08

Dhuna ndaj arbitrit në Fier, 'Disiplina' gjobit Vorën dhe e dënon me 4 ndeshje pa tifozë; e pëson edhe mesfushori i Flamurtarit

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj arbitrit në Fier, 'Disiplina' gjobit Vorën dhe e

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka shqyrtuar shkeljet që kanë ndodhur në javën e fundit të luajtur në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Ndërsa për Kategorinë Superiore nuk ka pasur raste për shqyrtim pasi ndeshjet u shtynë për shkak të vdekjes tragjike të kapitenit të Egnatias, Raphael Duamena.

Në vendimet e marrë, disiplina ka pezulluar me 4 ndeshje lojtarit e Flamurtarit, Souza De Oliveira Odaildo, për dhunë ndaj kundërshtarit. Ndërsa trazirat e ndodhur në ndeshjen Apolonia-Vora, të dy ekipet ja kanë hedhur vetëm më gjobë, ndonëse u godit arbitri i katërt i ndeshjes. Vora gjithashtu do të luaj 4 ndeshje pa tifozë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 21.11.2023

– FK Apolonia, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/b, 17/1/c dhe 17/1/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

– KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe duke hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 3/b, 17/2/a, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

– Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

– Lojtari i KSSH Veleçiku, Besard Cokaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

– Lojtari i KSSH Veleçiku, Redmir Lopci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

– Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Gojardo Xeka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Besëlidhja, Klejdi Dibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

dhuna

Lini një Përgjigje